Ditën e nesërme pritet që i gjithë vendi të përfshihet nga reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.
Qytetet ku do të kenë përmbyjte do të preken më shumë Tirana, Vlora dhe Fieri.
Reshjet e dendura do të nisin gjatë mesditës në zonat qendrore të vendit dhe me kalimin e orëve do të shtrihen edhe në jug.
Temperaturat do të bien, ndërsa vranësirat do të jenë prezente në të gjithë vendin.
Ndërkohë, gjatë mbrëmjes së nesërme priten reshje mjaft të dendura në zonën jugore.
Si pasojë, Kapiteneria e Vlorës ka pezulluar lundrimin e mjeteve të vogla dhe peshkimit, deri në një moment të dytë.