Ali Amini ishte vetëm disa ditë nga fillimi i një jete të re në Shtetet e Bashkuara, kur Presidenti Donald Trump ndërpreu ndihmën për rivendosjen e refugjatëve afganë javën e kaluar. Veprim për të cilin Amini shqetësohet se mund ta rrezikojë jetën e tij, nëse detyrohet për t'u kthyer në shtëpi.
Pas qëndrimit dhe përpunimit të dokumentacionit në Shqipëri, ai kishte rezervuar një fluturim për të martën. Çantat i ishin mbushur kur Trump pezulloi ndihmën shtetërore të nevojshme për të transportuar dhjetëra mijëra afganë, të cilëve u janë dhënë viza.
“Nuk e di nëse do të hipim ndonjëherë në atë aeroplan dhe nëse po, nëse do të shkojmë në Kabul apo në Shtetet e Bashkuara," tha Amini nga Shëngjini, qyteti bregdetari veriut të Shqipërisë ku ai është strehuar së bashku me 300 bashkatdhetarë.
Pauza e Trump për ndihmën e huaj ka çuar në pezullimin e fluturimeve për mbi 40,000 afganë të cilëve u ishin miratuar vizat speciale amerikane dhe kjo i ka vënë në rrezik të hakmarrjes së talebanëve, tha Shawn VanDiver, kreu i koalicionit “AfghanEvac”, veteranëve amerikanë dhe grupeve avokuese, të shtunën për Reuters.
Amini mbërriti në Shqipëri më shumë se një muaj më parë dhe kishte siguruar vizë për në Tiranë, kryeqytetin shqiptar, për gruan dhe tre fëmijët e tij, më i vogli gjashtë muajsh.
Pas tërheqjes kaotike të SHBA nga Afganistani në vitin 2021, mijëra emigrantë që punonin për ushtrinë amerikane ose organizata të tjera u përpunuan në Shqipëri dhe iu dhanë viza përpara se të udhëtonin në Shtetet e Bashkuara.
Me të dëgjuar lajmin nga Trump, gruaja e Amini u përlot, ndërsa fëmijët e tyre janë në ankth për të ardhmen. Pasi punoi si bravandreqës për trupat amerikane përpara tërheqjes së tyre nga Afganistani në vitin 2021, Amini jetoi i fshehur për tre vjet nga frika e hakmarrjeve talebane.
"Nëse kthehemi, ata do të na vrasin sepse, për talebanët, ne jemi në thelb amerikanë dhe armiqtë e tyre numër një, pasi kemi punuar krah për krah me amerikanët."
“Shumica e atyre që preken nga vendimi i Trump janë të bllokuar në Afganistan, me të tjerët në Pakistan, Katar dhe Shqipëri, tha VanDiver.
Urdhri gjithashtu bëri që Departamenti i Shtetit të pezullojë fondet për grupet që ndihmojnë afganët me viza speciale imigruese (SIV) në gjetjen e strehimit, shkollave dhe vendeve të punës në SHBA.
Gati 200,000 afganë janë zhvendosur në SHBA me SIV ose si refugjatë që nga viti 2021. Fushata fitimtare e rizgjedhjes së Trump në 2024 përfshin premtime për politika të rrepta imigracioni.
Në Shëngjin fëmijët luajnë futboll dhe shkruajnë emrat e tyre në rërën e plazhit, ndërsa prindërit i kontrollojnë me ankth telefonat për lajme. Mes pëshpëritjeve përmendet edhe emri i Donald Trump.
Sadat, 27 vjeç, mbërriti të enjten pasi udhëtoi nga Kabuli në Dubai, më pas në Kuvajt, Stamboll dhe në fund Tiranë, me një grup prej rreth 130 personash. – “Miqtë e mi në Kabul më thonë se jam me fat, pasi ai mund të ketë qenë avioni i fundit me njerëz si ne," tha Sadat, duke vënë në dukje se u informua të shtunën për një intervistë mbi një vizë të planifikuar për javën e ardhshme.
"Gjërat po ndryshojnë çdo orë, dhe pritja deri në javën tjetër është një jetë e tërë. Jam shumë i shqetësuar," shtoi Sadat. Raportet e misionit të OKB-së në Afganistan tregojnë se talebanët kanë arrestuar, torturuar dhe vrarë ish-ushtarë dhe zyrtarë të qeverisë së mëparshme të mbështetur nga SHBA. Talibanët kanë lëshuar një amnisti të përgjithshme për ish-trupat dhe zyrtarët e qeverisë, por i mohojnë këto akuza. - “Ne nuk mund të kthehemi në Afganistan sepse, për talebanët, ne jemi në Amerikë dhe do të trajtohemi si spiunë”, shpjegoi Sadat. - “Zoti Trump, mos na dërgoni te thikat e kasapit në Kabul”, ishte lutja e një tjetër afgani, të cilit viza i skadon pas dy javësh.
Referenca: https://www.reuters.com/world/trump-aid-freeze-strands-afghan-visa-holders-albania-2025-01-26/
Përgatiti: Liberale.al