Sociale

INTERVISTA/ A është drejtoresha e INSTAT e surprizuar nga rënia e popullsisë? Elsa Dhuli: CENSI prandaj u realizua

Shkruar nga Liberale

INTERVISTA/ A është drejtoresha e INSTAT e surprizuar nga rënia e

Drejtoresha e INSTAT Elsa Dhuli, një ditë pas publikimit të të dhënave të CENSIT, tha se rezultatet janë bërë brenda afateve dhe se nuk ka pasur vonesa ndërsa shtoi se do të vijojnë procedurat për të verifikuar ata që refuzuan të plotësojnë censin. Censi 2023 nxori mes të tjerave rënien me rreth 400 mijë banorë të popullsisë krahasuar me rezultatet e Censit të kaluar si dhe plakjen e poullsisë, që shpjegohen nga dy faktorë kryesorë, emigracionin dhe rënien e lindshmërisë.  

“Ne do të vijojmë me procedurat sepse falë teknologjisë janë identifikuar rastet që gjatë procesit të marrjes së informacionit refuzuam” tha Dhuli në një intervistë për Report Tv.

Si ka mundësi që dhe me tableta e nxorëm pas 6 muajsh?

 “Ishte brenda afatit. Nxorëm rezultatet finale më shpejt se vendet e tjera. Nuk nxorëm rezultate preliminare, por nxorëm rezultatet finale në një afat më të shkurtër se vendet e rajonit dhe vendet e tjera të Europës”. Ky është seti i parë i nformacionit. Seti tjetër do të dalë në fillim të nëntorit, që do të jetë informacion i detajuar për çdo qark e bashki. Do të trajtohet me detaje moduli i punësimit që kërkon vëmendje të mëdha. Ky do të dalë në tetor. Nxjerrja e rezultateve brenda 6 muajve ishte afat surprizues.

 Ishit në pritshmëritë tuaj? 2.4 mln banorë?

“Prandaj u bë cencusi që të numërojmë sa jemi. Ne kryem një proces të rëndësishëm bazuar në rekomandime e standard me nivel të lartë. Asistenca teknike dhe ekspertiza që na ka suportuar të jemi korrektë. Nuk do të ngrija dyshime mbi informacionin e publikuar nga INSTAT që është institucion i pavarur dhe transparent.”

Si i përgjigjeni akuzave se u vonua më shumë seç pritej?

“Ajo që kemi synuar është besimi tek niveli i stafit profesional që unë punoj. Besoj tek profesionalizmi i stafit nuk jemi marrë me median. Janë shifra të prodhuara me profesionalizëm e bazuar në standard europiane e ndërkombëtare”.

Poll
SHQIPENGLISH