Sociale

HISTORI NJERËZORE/ Diplomohet maturanti 74-vjeçar në Kamëz, ja çfarë note mori në anglisht

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE/ Diplomohet maturanti 74-vjeçar në

Qeveria ka hartuar një plan për të nxitur të moshuarit të ndjekin arsimin e lartë.

Janë publikuar këtë të enjte notat e provimit të maturës për gjuhën e huaj, ku ndër maturantët që e dhanë provimin ishte edhe 74-vjeçari Skënder Cena.

Mësohet se ai ka marrë notën 7 dhe ka arritur të sigurojë diplomën e maturës, pasi ka kaluar me sukses provimin e gjuhës së huaj, në përpjekjen e tij të dytë.

74-vjeçari Cena ishte shprehur ditën e provimit se priste një notë kaluese, si 6, por duket se ia ka tejkaluar edhe vetes pritshmëritë.

Por cila është historia e tij që e pengoi të arsimohej në kohë?

HISTORI NJERËZORE/ Diplomohet maturanti 74-vjeçar në

Një aksident në rininë e tij, në hidrocentralin e Fierzës, i mori pjesërisht shikimin dhe u bë pengesë për të vijuar shkollimin.

Megjithatë, në moshën 64-vjeçare, ai iu rikthye mësimit, duke ndjekur një shkollë profesionale në Kamëz. Mosha nuk e favorizoi në provimet e mëparshme të maturës dhe në atë kohë nuk arriti të kalonte provimin e anglishtes. Por në përpjekjen e tanishme, ai ka arritur të realizojë ëndrrën e tij.

Në botë janë edhe më të zakonshme histori të tilla ku edhe më të moshuar se Cena ndjekin arsimin e mesëm ose të lartë.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH