Sociale

HISTORI NJERËZORE: Ish-studentja e Ekonomikut: Mora notën 9, me diplomën e blerë!

Shkruar nga Liberale

HISTORI NJERËZORE: Ish-studentja e Ekonomikut: Mora notën 9, me

Ka edhe nga ata studentë të cilët për arsye të ndryshme janë të përfshirë në procesin e shitblerjeve të temave të diplomave në të gjitha nivelet e studimit, duke e kthyer këtë fenomen në një “biznes”. Ndërkohë që duhet thënë se edhe notat e vlerësimit të studentëve janë kthyer në një biznes në oborret e universiteteve publike, çka bën që të ketë mospërputhje dhe kontradikta të shumta në praktikë mes zotësive dhe aftësive. E kjo nxit më tej, studentët që kanë përfituar, në tregun e punës janë të pritur të falsifikojnë, të mashtrojnë e të përfshihen në afera kurruptive.

Shtrohet pyetja, kujt i vlen e gjitha kjo dukuri?    

Ish -studentja e Ekonomikut rrëfen për “Jetë Shqiptare”  në RTSH historinë e saj gjatë përgatitjes së temës së diplomës, e cila në pamundësi të kohës dhe për faktin se ishte e punësuar nuk mundej ta bënte vetë, duke kërkuar në treg persona që merren me këtë punë kundrejt një pagese.

Lidhur me këtë treg, ajo thotë se “tregu i blerjes së diplomave është shumë i thjeshtë dhe i aksesueshëm në shoqërinë tonë”. 

"Mirëpo punimet lënë për të dëshiruar" shton studentja pasi ka nga ato që vetëm përkthehen, dhe nuk realizohen në terren  sipas kërkesës, pra vetë-plotësohen nga personi që i merr përsipër duke i lënë vend punimit për ndërhyrje.

"Për diplomën të nivelit master kam paguar rreth 20 mijë lekë të reja. Punimi i diplomës është dorëzuar pa punim powerpoint, vetëm është bërë punimi. Ndoshta nuk gjeta njerëzit e duhur, duhej ripunuar pasi kishte nevojë edhe për rregullime dhe Powerpointi është bërë vetë.  Janë studentë ata të cilën punojnë tema diplome dhe duan të përfitojnë dhe duke qenë se ka edhe të tjerë si unë që duan ta bëjnë diplomën gati pasi nuk kanë as kohë dhe mundësi ta bëjnë vetë.

“Rasti i shoqes sime ishte një punim thjesht i përkthyer nga anglishtja dhe jo një punim i bërë nga fillimi. Kisha për të bërë ca anketa, kisha bërë ca por më duheshin edhe të tjera dhe të gjitha përgjigjet  e anketave ishin bërë nga personi, pra  nuk nxirrnin asnjë rezultat me realitetin. Mu desh të bëja anketa të tjera që të arrija në konkluzion", tregon ajo..

Por a dallohet nga pedagogët kur një temë është e blerë? Studentja thotë “jo pasi nuk ka asnjë sistem për kontroll për plagjiaturë të paktën jo në kohën kur unë u diplomova”.

Historia dramatike për gjendjen e arsimit të lartë mbyllet teksa studentja thotë se punimi i diplomës së saj, 100 për qind i kopjuar, u vlerësua me notën 9.

Dhe në tregun e punës ajo njihej "studente ekselente."

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH