Sociale

“Gruaja ime ka pasur lidhje me Çokun”, babai i Sibela Abedinit hedh akuza të rënda për nënën e të ndjerës

Shkruar nga Liberale

“Gruaja ime ka pasur lidhje me Çokun”, babai i Sibela

Në një lidhje me telefon për emisionin “Me zemër të Hapur”, i ati i viktimës deklaroi se “ajo e ka futur në rrugë fëmijën, ka gisht në vrasjen e vajzës sime”.  Sipas tij, ka qenë e ëma e vajzës, që ka pasur komunikim me Altin Çokun.

Babai i 27-vjeçares tha se nuk ka marrë pjesë në varrimin e të bijës dhe se ishte motra e tij që e lajmëroi se Sibela kishte ndërruar jetë. Ai u pyet nëse e kishte dëgjuar ndonjëherë emrin e personit dhe përgjigja që babai i Sibelës jep është e habitshme. Moderatorja Evis Ahmeti e pyet:


Ku e ke njohur personin?


“Nëpërmjet nënës së saj. E ëma ka pasur lidhje me të. E ëma është një rrugaçe rrugësh. Ajo ka pasur lidhje me të dhe ka dërguar vajzën tek Altin Çoku. Ai ka përfituar prej vajzës. Gruaja ime ka bashkëpunuar me atë zotëri që vajza ime është sot në varr.  Ajo e ka futur në atë rrugë fëmijën.

Të merret në pyetje. E ka marrë e ëma e ka dërguar në Kosovë, nuk e di si e ka lidhur me bashkëjetuesin. Më ka thënë babi ai më ka sjellë një grua tjetër në shtëpi.

Ndaj gruas sime kam hapur 3 herë kërkesën për divorc. Kam bërë 7 vite në burg në Shqipëri, zonja më ka akuzuar për shfrytëzim.

Pa asnjë lloj të drejte. Vetëm njëherë më ka thirrur gjykata se më kishin vendosur 600 mijë lekë gjobë për braktisje të fëmijëve. Ndaj meje nuk është gjetur asnjë provë.

E kam bërë dënimin, jam dënuar padrejtësisht. 7 vite dënim ka marrë edhe motra ime. Edhe deklaratën ta shikosh, ka thënë që e kam bërë nga inati se burri më ka sjellë në Shqipëri.

Fëmijët jetonin tek nëna e saj, ndërsa ne jetonim në Romë. Kjo ka gisht në vrasjen e vajzës sime. Në Itali ka marrë pafajësinë, ndërsa në Shqipëri është në kërkim.

Mua më ka lajmëruar motra e dytë, më ka thënë “vajza jote vdiq”. Nuk erdha në varrim pasi nuk vij dot në Shqipëri tek drejtësia shqiptare, më janë bërë shumë të padrejta.

Sibela më ka shprehur shpesh herë shqetësime, duke thënë se edhe në Kamëz kalonte keq”, tha Artan Abedini.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH