Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i jep mandatin e deputetit Plaurent Ndrecës, i cili zuri vendin e ish-ministrit në arrrati, Arben Ahmetaj.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se mandati është refuzuar nga Dallëndyshe Bico, e cila ishte emri i radhës në listë.
Kjo e fundit deklaroi për medit se e refuzoi mandatin pasi është e angazhuar në punët e Kadastrës.
Ndreca pohoi një ditë më parë se e pranon mandatin e deputetit, duke thënë se për të është nder marrja e kësaj detyre.
"Patjetër që do e pranoj, i nderuar që mund të jem në atë detyrë!’, tha ai.