Politikë

Vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit, Flutura Açka: Qeverisja Berisha-Rama u kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve

Shkruar nga Liberale
Vendos fotot e Stalinit dhe Leninit në sallën e Kuvendit, Flutura

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, duke folur për raportin e Institutit për Krimet e Komunizmit në Kuvend, u shpreh se të dy palët politike i kanë bërë padrejtësi ish të përndjekurve, të cilët ose i lanë në baltë me heshtje, ose “i ngopën” me VKM të cilat nuk u zbatuan kurrë deri në fund.

“Të përndjekurve ua kemi lidhur duart sërish me vendime që e pengojnë zbatimin e ligjit dhe u kemi plasur shpirtin me burokracira që të mos e marrin dëmshpërblimin.”-tha Açka gjatë fjalës së saj.

Açka solli edhe njëherë në vëmendje bustet e Stalinit dhe Leninit që vijojnë të qëndrojnë në rezidencën qeveritare përballë Kryesisë së Kuvendit.

"Ne, të dy palët politike, nuk i deshëm dhe aq ish-të përndjekurit politikë, ndaj edhe i luftuam jo me plumba, por me shpërfillje të plotë, ose i kuam me ligje dhe VKM-ra që kurrë nuk i zbatuam, cave iu dhamë vetëm thërrime, ca i shantazhuam me kinse dosje, ca i graduam qe të kontrollojnë të tjerët, por më të shumtët i mbuluam me heshtje, sepse e dinim se si të përkorë që janë, nuk japin bëzamë", deklaroi ajo.

Sipas saj, ata kishin më shumë nevojë për dashurinë tonë dhe detyrimin që ne të ndërtonin Institucionin e Rehabilitimit të plotë, sa kohë nuk ua kthejmë dot ato 1430 shekuj jete të privuar.

“Nga largësia e trojeve të tyre të epërme politike, morale, etike, emocionale, ata nuk këruan mëshirë, as lypën dashuri, ata, siç thotë në rreshtat e tij distopike Orëell “më shumë se nevojë për t’i dashur, donin që t’i kuptonim”. Ne as këtë nuk e bëmë në tridhjetë vjet. As ligji për të drejtën e Informimit 119/2014, as ligji 45/2015 për të drejtën e informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, as ligji 7514/1991 për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish-të përndjekurve politikë, as ligji 8457/1991 për informacionin e klasifikuar, nuk na kanë shpenguar nga faji ndaj tyre”, tha ajo.

Ndër të tjera ajo deklaroi se duhet të ndërtohet Institucioni i Rehabilitimit, të vërtetë, gjithëpërfshirës, efektiv, në mënyrë të tillë që institucionet e rehabilitimit të jenë apolitike, të kenë lidhje dhe të japin e marrin mes tyre, jo t’ia hanë dheun njëri-tjetrit, siç ndodh në të vërtetë sot mes Institutit të ish-të Përndjekurve Politikë, i cili trajtohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Punëve Sociale për çështjet e dëmshpërblimeve, kur në fakt kauza e tij është mirëfilli politiko-historike, por e çoi atje që t’ia heqin palcën tmerrit.

“Dhe që të mos shqetësohet kanakari i politikës atje, do ta çojmë muzeun e Spaçit në Rreps? Kjo është e dënueshme dhe PD duhet ta çojë menjëherë në SPAK, se ky është korruptim sa të tjerat, sepse është korruptim historik, dhe bën dëm edhe më të madh”, deklaroi Açka.

Në shenjë proteste, ajo vendosi dy fotot e busteve në sallën e Kuvendit./Liberale.al

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH