Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në SPAK mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:00.
Mësohet se Berisha është thirrur nga prokurorët e posaçëm për të dhënë shpjegime, në lidhje me një kallëzim të bërë nga gjyqtarja Irena Gjoka.
“Nuk i njoh dosjet konkrete, por natyrisht si institucioni i bashkëpunimit me krimin, ka me qindra mijëra qytetarë, të cilët këtu kanë zemërimin e madh, kanë problemet e mëdha.
Atëherë është Edi Rama vetë me Gjipenë. Bëhet fjalë për Gjipenë. Ua mori Gjipenë…
Dora e mafies, dora e qeverisë është kudo”, tha Berisha para gazetarëve para se të futej në institucionin e SPAK.