Politikë

Tensione në seancë/ Opozita kërkon ndërprerjen: Të plotësohet kuorumi!

Shkruar nga Liberale

Tensione në seancë/ Opozita kërkon ndërprerjen: Të

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare, duke theksuar se nisja e saj pa përmbushur kuorumin minimal prej 70 deputetësh është në kundërshtim me rregulloren.

Ai i bëri thirrje Kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali të respektojë procedurat dhe të sigurojë praninë e nevojshme për zhvillimin e mbledhjes.

“Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar,” u shpreh Bardhi nga foltorja e Kuvendit.

Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të njoftojë deputetët, për të garantuar pjesëmarrjen e nevojshme.

“Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë,” theksoi ai.

Megjithatë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali rrëzoi kërkesën e opozitës dhe vijoi me rendin e ditës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH