Nëse do të ketë ndryshim rezultati, mandati i Zeqine Caushit, kandidates e cila mori famë sepse u tall me Gaz Bardhin në fushatë, rrezikon të humbasë.
Pas Tiranës, edhe qarku i Fierit do të shkojë në rinumërim. Vendimi u mor nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve me kërkesë të bërë nga dy anëtarët e opozitës në këtë organ.
“Me kërkesë të dy anëtareve të KAS, i kërkohet administratës të kqyri të gjitha kutitë e votimit të qarkut Fier, për subjektet zgjedhore dhe kandidatëve për votat brenda vendit si në rastin e qarkut të Tiranës”.
Partia Demokratike pretendon se në kutitë e votimit ka prova që faktojnë manipulimin e procesit elektoral, ndonëse në qarkun e Fierit koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” arriti të marrë vetëm 4 mandate, kundrejt 12 që mori Partia Socialiste.
Ende nuk ka një datë se kur mund të hapen kutitët e këtij qarku, që në total janë 587, ku krahas votës për subjektet do të rinumërohen edhe votat e kandidatëve.
Krahas Fierit e Tiranës, KAS ka vendosur që të hapë edhe 44 kuti në qarkun e Dibrës, pas pretendimeve të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi se i’u vodhën votat.