Politikë

Takimi me Dumanin dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, reagon Blinken

Shkruar nga Liberale

Takimi me Dumanin dhe drejtuesit e institucioneve të drejtësisë,

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka ndarë në rrjetin social “X”, një foto nga takimi blic që pati këtë të enjte me krerët e drejtësisë në Shqipëri.

Në takim të pranishëm ishin kreu i SPAK Altin Dumani, drejtuesja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, drejtuesi i ILD, Artur Metani dhe kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi.

Në mesazhin e tij Blinken thekson se reforma në drejtësi është thelbësore për integrimin në bashkimin Evropian dhe se u takua me krerët e drejtësisë së re për t’i përgëzuar në progresin e bërë në luftën kundër korrupsionit.

“Reforma në drejtësi është thelbësore për Shqipërinë dhe përpjekjet e saj për integrim në BE. U takova me drejtuesit e reformës në drejtësi në Tiranë për të përgëzuar progresin e tyre në avancimin e shtetit të së drejtës dhe luftimin e korrupsionit”, shkruan Blinken.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH