Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Ujit të Bekuar.
Politikania ka uruar edhe shërim të shpejtë Kryepiskopit të Shqipërisë, Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, i cili ndodhet i shtruar në spitalin e Athinës, pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
“Sot, në Ditën e Epifanisë, Festës së Ujit të Bekuar, bashkohem me urimin e besimtarëve të krishterë për shpresën te fuqia e urtësisë, mirëkuptimi, bekimi dhe lulëzimi i natyrës dhe shpirtit njerëzor.
I uroj shërim të shpejtë dhe kthim në shërbim ndaj besimtarëve Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos, Kryepiskopit të Shqipërisë, i cili në rrethana jashtëzakonisht të vështira, ringriti dhe fuqizoi Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, dhe është i njohur botërisht për dijet, përkushtimin dhe kontributin në bashkëjetesën paqësore të popujve dhe të komuniteteve fetare”, uron Spiropali.