Politikë

SONDAZHI I JAVËS/ Shumica e të anketurave nga Liberale: Qeveria duhet të shpallë zgjedhje të parakohshme për Tiranën

Shkruar nga Liberale

SONDAZHI I JAVËS/ Shumica e të anketurave nga Liberale: Qeveria duhet

Pyetjes së sondazhit të javës, nga "Liberale.al”Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?”- të anketuarit ishin shumica pro.

Sipas rezultateve 57% e të anketuarve janë shprehur “Po”, duke mbështetur idenë që qeveria duhet të shpallë zgjedhje të reja, ndërsa 43% janë përgjigjur “Jo”.

SONDAZHI I JAVËS/ Shumica e të anketurave nga Liberale: Qeveria duhet

Kujtojmë që Erion Veliaj mbahet në burg që prej datës 10 shkurt të këtij viti.

Anëtarët demokratë të Këshillit Bashkiak të Tiranës kanë kërkuar më herët shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga detyra, çka do t’i hapte rrugë zgjedhjeve të reja për bashkinë e Tiranës.

Demokratët pretendojnë se për shkak të mungesës së tij të gjatë në detyrë, për më shumë se tre muaj pas arrestimit të tij në muajin shkurt, sipas kushtetutës, Veliaj duhet të ishte shkarkuar fill pas zgjedhjeve të 11 majit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH