Politikë

Si do vijojë aksioni i opozitës? Bardhi paralajmëron: Do vazhdojmë si të na teket, radhën e ka Kryeministria

Shkruar nga Liberale

Si do vijojë aksioni i opozitës? Bardhi paralajmëron: Do

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi dha një deklaratë për mediat pasi mbaroi aksioni i sotëm të opozitës jashtë Kuvendit, ku u përplasen me Gardën dhe deputetët e PS.

Teksa u pyet si do vijojë aksioni, Bardhi përgjigjet:

"Si të na teket. Do vazhdojmë si të na teket. Do vazhdojmë me këtë godinë, kryeministrinë dhe kudo tjetër.

Unë me Ramën s’kam pasur ndonjëherë marrëveshje. Sepse ne i kemi detyruar të njoh ata të drejta që kishim vendosur si opozitë”, tha Bardhi.

Sot kuvendi mbylli të gjitha dyert për të mos lejuar hyrjen brenda të 24 deputetëve të përjashtuar nga Sekretariati i Etikës, si masë ndëshkimore për kaosin dhe djegien e karrigeve në seancën e 30 shtatorit.

Ndërkohë deputetët e PD-së u përpoqën të bllokonin hyrjen deputetëve socialistë, por sërish nuk ia arritën qëllimit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH