Politikë

Sergio Mattarella i nënshtrohet papritur ndërhyrjes kirurgjikale, si paraqitet gjendja shëndetësore e presidentit italian

Shkruar nga Liberale

Sergio Mattarella i nënshtrohet papritur ndërhyrjes kirurgjikale, si

Presidenti italian Sergio Mattarella, i është nënshtruar një ndërhyrjeje në zemër.

Kreu i shtetit të Italisë u shtrua të martën në mbrëmje në spitalin Santo Spirito në Romë për vendosjen e një pacemaker-i, shkruajnë mediet italiane. 

Ndërhyrja u krye në orën 20:00. Pas përfundimit të operacionit, Presidenti u kthye në repartin e kardiologjisë të drejtuar nga profesori Roberto Ricci.

Mattarella kaloi një natë “të qetë” dhe aktualisht është “plotësisht asimptomatik dhe në kushte klinike të qëndrueshme”. Ndërhyrja ishte planifikuar prej kohësh.

Siç ka shkruar Marzio Breda në Corriere, drejtuesi i repartit kishte parashikuar më parë një koronarografi, bëhet fjalë për një ekzaminim radiologjik tashmë rutinë që lejon të shihet gjendja e arterieve koronare.

Sipas disa burimeve, presidenti mund të rikthehet në Quirinale që nesër. Pra nuk bëhet fjalë për ndonjë shqetësim serioz, raporton Corriere.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH