Politikë

Restaurimi në Burgun e Spaçit, Berisha: Duan të shuajnë gjurmët e xhelatëve të diktaturës

Shkruar nga Liberale

Restaurimi në Burgun e Spaçit, Berisha: Duan të shuajnë

Sali Berisha ka reaguar ashpër lidhur me ndërhyrjet në kampin e internimit në Tepelenë, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për përpjekje për të “shuar gjurmët” e së kaluarës komuniste.

Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se ndërhyrja në kamp është një mënyrë e tërthortë për të mbrojtur “xhelatët e diktaturës” dhe për të relativizuar krimet që ndodhën ndaj mijëra shqiptarëve në atë kamp gjatë regjimit komunist.

Berisha: Indirekt përdorimi i një preteksti për të shuar gjurmët për të mbrojtur xhelatët e diktaturës, shkelmim për së dyti i atij klavari që ka ndodhur në atë kamp dhe Edi Rama mendon se me suva do mund të shuajë veprën e etërve të tij barbarë, është thjesht përpjekje e Ramës për të mbyllur me suva dhe me bojëra gjëmën e tmerrshme që ka ndodhur në atë kamp ndaj qindra dhe mijëra shqiptarëve.

Dëshmi se si ky pasardhës i një xhelati të diktaturës komuniste përpiqet të zvogëlojë aktet çnjerëzore të atij regjimi.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH