Politikë

Partia Socialiste FESTON sot fitoren tek Pallati i Brigadave, Rama fton dhe kandidatët humbës

Shkruar nga Liberale
Partia Socialiste FESTON sot fitoren tek Pallati i Brigadave, Rama fton dhe

Partia Socialiste do të festojë fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit ditën e sotme.

Pasi KQZ certifikoi rezultatin elektoral të 12 qarqeve në vend, teksa Partia Demokratike i ka kontestuar me pretendime për manipulime por deri tani pa prova konkrete, selia rozë ka zgjedhur të festojë fitoren e thellë me 83 mandate deputetësh.

Mësohet se kryesocialisti Edi Rama, njëkohësisht edhe kryeministër, do të mbledhë të gjithë skuadrën e 11 majit në Pallatin e Brigadave.

Festa do mbahet në orën 18:00 të mbrëmjes dhe të ftuar mësohet se janë të gjithë kandidatët fitues dhe ata jofitues në zgjedhjet e 11 majit.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH