Politikë

Nga qelia, Erion VELIAJ nuk harron të urojë 34-vjetorin e PS: Forca e zhvillimit dhe integrimit të Shqipërisë!

Shkruar nga Liberale

Nga qelia, Erion VELIAJ nuk harron të urojë 34-vjetorin e PS: Forca e

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale 34-vjetorin e krijimit të Partisë Socialiste. Ndonëse ndodhet në qeli, Veliaj nuk ka harruar të urojë socialistët, ndërsa thekson se PS për më shumë se tre dekada, ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, stabilitetit dhe modernizimit të Shqipërisë.

“Gëzuar ditëlindjen PS! Urime të përzemërta zemrave dhe mendjeve socialiste e progresiste me rastin e 34-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë!

Forca më e madhe politike në vend, që për më shumë se tre dekada ka qenë një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit, stabilitetit dhe modernizimit të Shqipërisë.

Falë punës, vizionit dhe përkushtimit të saj, vendi ynë ka hedhur hapa të rëndësishëm drejt integrimit europian, dhe pa dyshim do të vazhdojë të japë më shumë për të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Veliaj.

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH