Ndryshime të fundit vijnë nga Ministria e Drejtësisë.
Tedi Dobi është emëruar zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa lajmi është dhënë nga vetë ministri Ulsi Manja, i cili ka ndarë një foto në Facebook në krah të të emëruarit të ri.
Në janar të këtij viti, Dobi nisi eksperiencën e tij 1-vjeçare si këshilltar pranë Kryeministrisë.
"Nga sot, Tedi DOBI do të jetë bashkëpunëtori im i ri si Zv/Ministër Drejtësie!" shkruan Manja krahas fotos së shpërndarë në Facebook.