Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga pjesëmarrja në Samitin e drejtuesve të 47-të shteteve, që u mbajt në Budapest.
Në imazhet e publikuara nga kreu i qeverisë shqiptare shihen shtrëngime duarsh dhe momente diskutimi, ndërsa nuk kanë munguar as të qeshurat e batutat mes tyre.
“MIRËMËNGJES dhe me FotoALBUMIN e një tjetër dite domethënëse të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, ku vendi ynë mori stafetën e mikpritësit të Komunitetit Politik Europian në gjysmën e parë të 2025, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në Facebook.