Kryeministri Edi Rama, gjatë deklaratës përpara socialistëve, dha edhe një mesazh për të gjithë kandidatët që nuk arritën të fitonin në zgjedhjet e 11 majit
Kryesocialisti Edi Rama paralajmëroi se duhen bërë disa gjëra ndryshe, teksa foli para deputetëve socialistë.
Duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe, u shpreh ai gjatë fjalës para deputetëve socialistë.
"Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt" - tha Rama.
Ai u shpreh se mandati i katërt i partisë Socialiste është një histori më vete, teksa e kupton mërzinë që kanë të gjithë ata që nuk siguruan një karrige në Parlament.
"Mandati i katërt që sapo kemi marrë është një histori më vete. Nëse në familjen tonë të madhe fitorja matet me numrin e mandateve që morëm, për ne, mandati i katërt duhet të matet me barrën e stërmadhe të një përgjegjësie historike që populli e hodhi mbi supet tona me peshën e plot 83 mandate. Janë 83 gurë në kurriz" theksoi Rama.