Politikë

"Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri"/ Rama flet për arrestimin e Veliajt: Ku do t’i gjej shteti punonjësit e tjerë?

Shkruar nga Liberale

"Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri"/ Rama flet

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish ditën e sotme te arrestimi i kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj me urdhër të SPAK. Ditën e djeshme, u mbajt seanca për rivlerësim të masës së sigurisë. GJKJKO vendosi ta lërë në burg Veliajn, ndërsha ndryshoi masën për bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, nga “arrest hstëpie” në “detyrim paraqitje”.

Rama në rubrikën “Sy s’Sy” duke bërë një krahasim mes vendit tonë dhe BE tha se vendet evropiane e kanë paraburgimin 24%, ndërsa Shqipëria e ka trefish, 64%. Sipas tij, një person duhet të hetohet në gjendje të lirë deri në momentin që ka prova, dhe në rastin e Veliaj, kryeministrit thotë se janë shkelur standardet e drejtësisë.

Rama: 61% e kemi ne paraburgimin sot, 24% e ka Bashkimi Evropian. Atje nuk ka kryetarë bashkish të paraburgosur. S’mund ta marrësh kryetarin e bashkisë pa prova dhe ta çosh në burg. Hetoje por lëre të lirë të bëjë punën. Ku do t’i gjej shteti punonjësit e tjerë kur këta janë në brug? E dini ju që çdo person futet atje i kushton taksapaguesve. E dini sa paguhet për një person? Më mirë s’po ja u them. Unë këtu jam, nuk lëviz nga ky pozicion. Nuk është çështje personi. Ajo që kam thënë është shumë e qartë, kush do të lexojë, kush ka sy të shikojë. Këtu nuk kemi çështje konkrete korrupsioni që ka një aktakuzë dhe ka një të pandehur.

Nuk ke pse e merr tjetrin dhe e çon në burg duke lënë një kryeqytet pa kokë. Jemi para një rasti që krijon dyshimin e arsyeshëm që ka një shkelje të rëndë të balancës. Ta linçosh gjithashndej, ta hedhësh mish që të turen gjithë qenëria e këntës. Çfarë kuptimi ka që degjenerohesh dhe në fund del i pafajshëm. Pse bota janë budallenj që bëjnë ndjekje në gjendje të lirë? Pse ka bota demokratike edhe lirinë me kusht? Janë budallenj atja? Po ne duam të shkojmë atje apo duam të shkojmë tek ato vendet jashtë BE-së. Çfarë më kërkoni mua për 21 janarin? E shikoni? Duhet të jesh idiot ose duhet të jesh i lig që të vazhdosh të thuash se SPAK e kontrollin Edi Rama.Jam njeriu më i sulmuar në Shqipëri. Më i baltosuri. Më gjeni një gjë që s’ma kanë thënë. Pse i kam marrë të gjitha këto përsipër uë? S’di të bëj punë të tjera? Jo! Është mision. Albania në tryeszën e BE-së.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH