Politikë

FOTO/ Festë në familjen e Erion Veliajt, kryebashkiaku: Jam kapluar që tani nga dashuria për ty!

Shkruar nga Liberale

FOTO/ Festë në familjen e Erion Veliajt, kryebashkiaku: Jam kapluar

Gëzim dhe festë në familjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit pavarësisht se ndodhet në burg, ka ndarë një lajm të gëzueshëm në rrjetet sociale.

Vëllai i tij, Arbër Veliaj është bekuar me një vajzë dhe kryebashkiakut tashmë ka marrë titullin xhaxha. 

Pak momente më parë Veliaj  ka ndarë me ndjekësit këtë lajm të bukur duke thënë se ardhja në jetë e Avrilit ka lumturuar të gjithë familjen e veçanërisht gjyshe Shqipen, zemra e së cilës ishte copëtuar pas arrestimit të tij.

“Mirë se erdhe në botë mbeska ime Avril! Xhaxhi Eri është kapluar që tani nga dashuria për ty.

Jam kaq i lumtur për Anën e Arbin, gjyshërit Lida e Kastriot, Ajolën dhe Kain që mezi e ka pritur kushërirën e vogël, por sidomos për nëna Shqipen, që pas 72 ditëve pezmatim pas burgosjes sime pa gjyq, sot pati mundësinë të ngjiste copat e thyera të zemrës së saj të bukur. Të duam shumë Avi!”, shkruan Veliaj.

Liberale Newsroom

SHQIPENGLISH