Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me qytetarët sot në Krujë, në kuadër të fushatës elektorale.
Lideri i PD u ndal tek pazari i Krujës, ndërsa artizanët i kanë dhuruar dhe veshur një xhamadan e një qeleshe, veshje tradicionale shqiptare.
“Do të duhej të hiqja xhaketën të bëhej më mirë kjo punë, por s’ka gjë”, iu drejtua Berisha një pronari të dyqanit.
Më pas ai hoqi xhaketën dhe vijoi takimin me veshjen popullore e qeleshe në kokë, duke shkaktuar të qeshura tek shitësit dhe qytetarët që ndodheshin aty.