Politikë

Dosja "Partizani"/ Avokatët e Berishës dhe Malltezit në SPAK, firmosin mbylljen e hetimeve, Gjyzari tërheq aktet

Shkruar nga Liberale

Dosja "Partizani"/ Avokatët e Berishës dhe Malltezit në

Mbyllen hetimet për dosjen "Partizani".  Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për Sali Berishën dhe financieren Andia Pustina.

Mësohet se avokatja u paraqit edhe për të tërhequr të gjitha aketet hetimore. Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14.00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Ndërkaq, ata kanë 10 ditë kohë për të paraqitur kundërshtime apo kërkesa për marrjen e provave të reja për këtë çështje.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH