Politikë

Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës, Berisha: Gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist

Shkruar nga Liberale

Blinken nuk takoi asnjë përfaqësues të opozitës,

Duke reaguar pas vizitës së sekretarit amerikan të Shtetit, ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se për herë të parë, në një vizitë zyrtare, një Sekretar Shteti takon vetëm përfaqësues të një partie.

Në fjalën e mbajtur para mbështetësve, Berisha tha se kryetari i opozitës është nën arrest shtëpie vetëm se ka mbrojtur interesin e kombit shqiptar, “ka denoncuar me të gjithë fuqinë e tij skandalet, vjedhjet e shekullit të Edi Ramës”.

Reagimi:

Shfrytëzoj këtë rast për të garantuar qeverinë e SHBA, presidentin e vendit, se PD, forca politike që përmbysi komunizmin, forca politike që u bë promotor kryesor i marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe SHBA dhe vendeve perëndimore, e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka qenë dhe mbetet e vendosur gjithnjë për të vazhduar në këtë rrugë bashkëpunimi miqësie në kuadrin e NATO-s dhe në kuadrin bilateral. Asgjë nuk lëkund qëndrimet tona, qëndrimi ynë pro-perëndimor buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar. Ne u themeluam si parti e vokacionit perëndimor, por miqtë e mi, ajo që ishte në këtë vizitë e gjashta e një sekretari shteti që nga viti 1991, ajo që ishte do të thosha për Shqipërinë, e hidhur, ishte se kjo ishte vizitë në Shqipërinë moniste.

Sepse për herë të parë në një vizitë zyrtare, një sekretar shteti takon vetëm përfaqësues të një partie. Presidentin, Lali Vjedhësin, Edi Ramën, Altin Dumanin, Sokol Sadushin dhe me radhë.

E vërteta është se nuk mund të them se ai do donte një protokoll të tillë. Por Shqipëria sot është moniste, Edi Rama dhe Linda e Parlamentit preferuan të mbajnë përjashtimin e deputetëve të opozitës, të mos shtyjnë seancën dhe të ftojnë Sekretarin e Shtetit t’i adresojë siç ka qenë tradita që nga viti 1991, fjalët e tyre nga parlamenti shqiptar. Pra, gjithçka u zhvillua sipas një skenari kryekëput monist. Deputetëve të parlamentit iu janë mohuar të drejtat kushtetuese.

Kryetari i partisë më të madhe është vendosur në arrest shtëpie vetëm e vetëm pse ka mbrojtur interesin e kombit shqiptar, ka denoncuar me të gjithë fuqinë e tij skandalet, vjedhjet e shekullit të Edi Ramës. Por me këtë rast, dua të theksoj dy momente. Së pari çdo shqiptar duhet ta dijë se nesër për herë të parë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, në Uashington gjykohet shefi i kundërzbulimit të FBI, në një dosje kriminale të përbashkët me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Dhe e garantoj Edi Ramën se drejtësia vonon, por nuk të harron! Dhe mos të qeshë buza se s’ka lavdërim, s’ka lëvdatë, se nuk ka asgjë që nuk mund të shpëtojë ty nga verdikti i drejtësisë për aktin madhor korruptiv ndërkombëtar, korruptimin e McGonigalit.

Me këtë rast, i them kryehajdutit të kombit, Edi Rama dhe Erion Veliasë, mos harroni se sot vërtet lavdëroheni, ndërkohë që shqiptarët kanë absolutisht mendime krejt të kundërta. Çdo shqiptar ju di ju për hajdutë. Mirëpo kujtoni pak Saimir Tahirin, që e çuat në Dhomën Ovale te Obama. Edhe atëherë ju paralajmërova. Drejtësia vonon, por vonon, por nuk harron. Ju garantoj se fati i tij u pret, se fati i McGonigalit ju pret! Natyrisht hetimet me grupin e strukturuar kriminal në Skapin e partisë janë të pashpresë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH