Politikë

Berisha fluturon drejt Gjermanisë, dalja e parë jashtë vendit pas izolimit. Ja kush e shoqëron!

Shkruar nga Liberale

Berisha fluturon drejt Gjermanisë, dalja e parë jashtë vendit pas

Ish-kryeministri Sali Berisha, pas më shumë se një vit teksa ishte vendosur në arrest shtëpie nga SPAK, ka udhëtuar sot drejt Gjermanisë. Është kjo dalja e parë e kryetarit të Partisë Demokratike jashtë vendit prej dhjetorit 2023. 

Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja Liri dhe djali Shkëlzen, janë fotografuar në avion gjatë flurimit drejt Gjermanisë, nga një mbështetës i tij, i cili ka qenë rastësisht pasagjerë së bashku me ta.

Berisha ka njoftuar ditë më parë Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion se nuk do të jetë i pranishëm për respektimin e masës ‘detyrim paraqitje’  të hënën e 3 shkurtit, pasi do të jetë në Gjermani, në një takim që do të zhvillojë atje me simpatizantët e tij për të kërkuar votën e diasporës në zgjedhjet e 11 majit.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH