Kronikë

Zbulohet arsyeja pse u dhunua, Genard Hajdini dhe babai i tij

Shkruar nga Liberale

Zbulohet arsyeja pse u dhunua, Genard Hajdini dhe babai i tij

Dalin detaje nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në Tiranë, ku janë dhunuar personazhi i njohur i rrjeteve sociale, Genard Hajdini dhe babai i tij, Paqësor Hajdini.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në ambientet e një lokali që ndodhet në zonën e “Rrugës Bardhyl”.

Sipas raportimeve disa persona i janë drejtuar duke i thënë “pse bëni zhurmë në lokal?” dhe më pas i kanë rrahur.

“Jam të Trauma, u zumë sot. Na rrafi njëri na bëri peshk fare. Ishte i fortë i dheut. Si Muji dhe Halili, por fajin e kishte baba çik, se kishte fol, foli me zë të lartë. Por edhe ai e krujti vetë, i ra babës me grusht.

Kur shkova unë me taksi, më ra dhe mua. Padi direkte në komisariat”, tregon vetë Genardi ne nje video te publikuar ne rrjetet sociale, nga Spitali i Traumes, ku po merr trajtim.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka kryer të gjitha veprimet procedurale.

Janë marrë kallëzimet nga të dëmtuarit dhe po vijojnë hetimet për të identifikuar dhe ndaluar autorët e sulmit.

Policia e Tiranës është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit pas ngjarjes.

 

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH