Kronikë

Vrasja e Arjan Xhambazit në Athinë, Gjykata e Korçës refuzon ekstradimin e dy autorëve

Shkruar nga Liberale

Vrasja e Arjan Xhambazit në Athinë, Gjykata e Korçës

Gjykata e Korçës ka dhënë këtë të premte masat e sigurisë arrest me burg për 41-vjeçarin nga Elbasani Gëzim Latja dhe 52-vjeçarin nga Tirana Armando Tarushllari alias Jetnor Cinellari. Ata u arrestuan dy ditë më parë, teksa akuzohen për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar Arjan Xhambazi, ngjarje kjo e ndodhur më 6 Dhjetor të vitit 2008 në Athinë të Greqisë.

Krahas masës së sigurisë arrest me burg ka vendosur që të dy të dyshuarit për vrasje të gjykohen në Gjykatën e Korçës duke mos lejuar kështu ekstradimin e tyre drejt vendit fqinj.

Krahas masës së sigurisë “arrest me burg”, për dy shtetasit e mësipërm është vendosur që të gjykohen në Gjykatën e Korçës duke mos lejuar kështu ekstradimin e tyre drejt Greqisë.

Gëzim Latja dhe Armando Tarushllari alias Jetnor Cinellari akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, teksa u arrestuan pas një hetimi të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe greke.

Në atë ngjarje mbeti i plagosur dhe një person tjetër, teksa në atë kohë policia greke arriti të arrestonte vetëm një prej 3 autorë. Prokuroria rihapi hetimet dhe së fundmi janë arrestuar dhe dy autorët e tjerë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH