Kronikë

Vrasja e 18-vjeçarit për shkak të një vajze/ Flet sociologu: Çmimi i jetës ka rënë…

Shkruar nga Liberale

Vrasja e 18-vjeçarit për shkak të një vajze/ Flet

Sociologu Gëzim Tushi, ka folur mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës, ku u vra me thikë 18-vjeçari Aurelio Dervishi pas një sherri me disa të rinj ku shkaku ishte një vajzë.

I ftuar në Ora News, Tushi u shpreh se nuk imagjinohet në Evropë që të vritet dikush vetëm pse e shikon.

Ai shtoi se arrijmë në nivele të tilla ku marrim jetë njerëzore, pasi çmimi i jetës ka rëndë, dhe ngjarjet që ndodhin duket se ka një agravim dhe banalizim të krimit të të rinjve.

Tushi: Kjo nuk është normale dhe në këtë krim ka shumë faktorë që nisin qysh nga niveli i shoqërisë. Nuk imagjinohet në Evropë që të vritet dikush vetëm pse e shikon. Ne kemi akoma ndjenjën e të parit të tjetrit kot, sidomos ndaj femrave, që është një ves i turpshëm që e kemi si shoqëri.

Një nga themelet e shoqërisë moderne është kultivimi i pavëmendjes civile. Sepse arrijmë në nivele të tilla ku marrim jetë njerëzore, pasi çmimi i jetës ka rënë, dhe ngjarjet që ndodhin duket se ka një agravim dhe banalizim të krimit të të rinjve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH