Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës. Një grua rreth 65 vjeçe ka humbur jetën pasi ka rënë nga lartësia.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë nga dritarja e tualetit në katin e tretë të banesës, në zonën pranë Spitalit Rajonal.
Fatkeqësisht trupi i pajetë i viktimës F. Hasanit ka qëndruar për më shumë se 2 orë në pritje të ekspertizës.
Mbetet e paqartë nëse ajo ka rënë aksidentalisht apo është hedhur nga dritarja e tualetit.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan në rënien fatale të 65-vjeçares.