Kronikë

Tragjike / 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Durrës

Shkruar nga Liberale

Tragjike / 40-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij

Një 40-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Durrës. Policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se 40-vjeçari me iniciale A.V  ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 19:30, njofton Urgjenca e Spitalit të Durrësit se në lagjen nr. 8 Durrës, në banesën e tij, është gjetur i pajetë shtetasi A. V., 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të 40 vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe  paraprakisht dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 40 vjeçarit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH