Kronikë

Tiranë, gjendet një person i plagosur pranë një qendre tregtare. Dyshimet e para të policisë

Shkruar nga Liberale

Tiranë, gjendet një person i plagosur pranë një qendre

Një person është gjetur i plagosur me thikë në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës, pranë një qendre tregtare.

Sipas raportimeve të para nga policia, dyshohet se mund të ketë qenë një rast vetëplagosje. Policia po kryen hetime për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një plagosje të qëllimshme nga një person tjetër, apo në fakt, me një vetëplagosje.

"Më datë 07.11.2024, rreth orës 10:45, në autostradën Durrës Tiranë, dyshohet se është vetëdëmtuar me mjet prerës shtetasi B. H., rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe aktualisht ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", tha policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH