Kronikë

"Të shtohen hetuesit e BKH, ka numër të ulët referimesh nga institucionet", kërkesa e prerë e Dumanit

Shkruar nga Liberale

"Të shtohen hetuesit e BKH, ka numër të ulët referimesh

Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton sot në Komisionin e Ligjeve për raportin vjetor të SPAK gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Dumani paraqiti edhe disa shqetësime, duke kërkuar këtu shtimin e hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Po ashtu, kreu i SPAK ngriti edhe shqetësimin e mungesës së referimeve nga institucionet publike, ndërsa u ndal edhe në mandatin e prokurorëve të SPAK. Vetë Dumani është shprehur se duhet një zgjatje e mandatit për prokurorët e SPAK.

“Të nderuar deputetë, ne kemi paraqitur disa shqetësime që shpresojmë të gjejnë mbështetje dhe zgjidhje ligjore nga Kuvendi, siç janë mungesa e përcaktimit të qartë ligjor në lidhje me statusin e prokurorëve të posaçëm pas përfundimi të mandatit, mungesa e këshilltarëve ligjorë, adresimi i ngarkesës të shtuar ndaj drejtuesit të SPAK mbi çështjet e papërfunduara të rivlerësimit të magjistratëve pas marrjes së kompetencës të komisionerit publik, mungesa e referimet nga institucionet publike, shtimi i numrit të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, numri i konsiderueshëm i procedimeve të mbartura, mungesa e kompetencave për shqyrtimin e kërkesave të autoriteteve të huaja lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve penale të huaja në Shqipëri në ngarkim të shtetasve shqiptarë për veprat penale”, tha Dumani.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH