Kronikë

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, personit që gjykon Nuredin Dumanin dhe 19 të tjerë

Shkruar nga Liberale

SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares Entela Shedula, personit që

SPAK ka kërkuar para trupës gjykuese 3-anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale.

Në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes avokates Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.

SPAK i jep kështu përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.

Kujtojmë se  GJKKO ka dërguar për gjykim çështjen ndaj Nuredin Dumanit dhe 19 të akuzuarve të tjerë për ngjarje të rënda kriminale në kuadër të dosjes ‘Plumbi i Artë', si grupi i strukturuar kriminal, vrasje me pagese, vrasje, trafik droge, vendosje tritoli në banesa, grabitje etj

Dëshmitë e të penduarit Nuredin Dumani zbërthyen vrasjet nga grupet e organizuara kriminale të një dekade nga viti 2011 deri në 2022.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH