Kronikë

Shqiptari i kërkuar nga Antimafia e Barit arrestohet në Belgjikë dhe dorëzohet autoriteteve italiane

Shkruar nga Liberale.al

Shqiptari i kërkuar nga Antimafia e Barit arrestohet në Belgjikë

Një shqiptar i kërkuar nga autoritetet italiane për lidhje me një grup kriminal të trafikut të drogës është kapur në Belgjikë dhe i është dorëzuar Italisë. Operacioni u bë më shumë se një javë më parë, por u njoftua vetëm sot.

Ky person ishte pjesë e një hetimi ndërkombëtar me emrin “URA”, që ka zbuluar një rrjet kriminal që trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine, si nga Kili dhe Ekuadori. Droga blihej edhe me kriptomonedha, fitimet transportoheshin nga Italia në Shqipëri me autobusë dhe pastaj investoheshin në biznese.

Operacioni u koordinua nga autoritetet italiane dhe shqiptare, dhe gjatë tij u arrestuan edhe disa persona në Shqipëri, përfshirë edhe dy policë. Organizata kriminale kishte bazën në Durrës dhe drejtohej nga grupi i Troplinëve, me emra si Adi Çoba dhe Elvis Doçi.

Në operacion morën pjesë edhe agjentë nga Luksemburgu, që ndoqën shqiptarin deri në kufirin me Belgjikën, ku u bë arrestimi më 20 maj. SPAK dhe Antimafia italiane dhanë një konferencë për shtyp për të treguar më shumë rreth këtij operacioni.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH