Kronikë

Shpërthim eksplozivi pranë një banese në Vorë, dyshimet e para

Shkruar nga Liberale

Shpërthim eksplozivi pranë një banese në Vorë, dyshimet

Një shpërthim eksplozivi është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së hënës në zonën e Vorës, në Tiranë.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, lënda shpërthyese ishte vendosur pranë banesës së shtetasit E.M., në fshatin Marikaj.

Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 05:55, është marrë njoftim se në Marikaj, Vorë, në portën e avllisë së shtetasit E. M., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë ka dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve“, njoftoi policia.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH