
Një 46-vjeçar, i cili shiste kokainë në Dhërmi është arrestuar nga policia e Vlorës.
Në kuadër të operacionit “Reset” u vu në pranga shtetasi M. M., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte ky shtetas, në Drimadhes, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 126 doza lënde të dyshuar narkotike të llojit kokainë, 136 400 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një peshore elektronike, njoftoi policia.