Kronikë

Sapo doli nga një pikë këmbimi valutor, zbulohet SHUMA marramendëse që iu grabit taksistit në Tiranë

Shkruar nga Liberale

Sapo doli nga një pikë këmbimi valutor, zbulohet SHUMA

Detaje nga grabitja që ndodhi pasditen e sotme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku dy persona të maskuar i grabitën një shumë të majme parash një taksisti, pak pasi ky i fundit i kishte marrë nga një pikë këmbimi valutor

Sipas deklarimit të dhënë nga punëtori i exchange para policisë, raportohet se shuma e grabitur përllogaritet të jetë rreth 220 mijë euro.

Thuhet se taksisti ka pasur rolin e transportuesit të parave, pasi pas tërheqjes në pikën e këmbimit valutor do t’i transportonte drejt një banke të nivelit të dytë.

“Ai i kishte paratë në një qesë dhe sapo doli nga Exchange i vendosi në makinën e tij. Në momentin kur ai ka qenë në trafik dy autorët i kanë thyer xhamin dhe i kanë marrë paratë dhe janë larguar. Taksisti ka njoftuar policinë, e cila ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë”, raportoi gazetari Igli Çelmeta.

Sipas tij ngjarja ka qenë e mirëorganizuar, pasi ka dyshime se autorët kanë studiuar lëvizjet e taksistit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH