Kronikë

Rrezikoi jetën e pushuesve në det, gjobitet me 100 mijë lekë drejtuesi i gomones në Dhërmi

Shkruar nga Liberale

Rrezikoi jetën e pushuesve në det, gjobitet me 100 mijë lekë

Një person është gjobitur me 100 mijë lekë nga policia ditën e sotme, pasi teksa drejtonte një gomone në plazhin e Dhërmiut, ka shkelur perimetrin e sigurisë duke vënë në rrezik jetën e pushuesve.

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin, bllokohet menjëherë nga shërbimet e Njësisë Policore Detare Dhërmi, mjeti lundures gomone.

Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues. 

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e ????Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë ndëshkuan drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. M, me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në Portin Himarë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, do të vijojnë monitorimin dhe kontrollin e të gjithë zonave bregdetare, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet sipas ligjit në fuqi, për të garantuar sigurinë dhe rendin në zonat bregdetare.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH