Kronikë

Plagosje me thikë në Tiranë, 42-vjeçari merr plagë të rëndë në këmbë...

Shkruar nga Liberale

Plagosje me thikë në Tiranë, 42-vjeçari merr plagë

Një 42-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një nga një shtetas ende i paidentifikuar. Shtetasi me iniciale G. S., 42, ka mbetur i plagosur në këmbë, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e QSUT-s dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.

“Më datë 23.09.2024, në urgjencën e QSUT-së është paraqitur për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën, shtetasi G. S., 42 vjeç, banues në Shkozë, i dëmtuar në këmbë, dyshohet me mjet prerës.

Sipas deklarimit të 42-vjeçarit, ditën e sotme, në afërsi të spitaleve, një shtetas ende i paidentifikuar e ka goditur me mjet prerës në këmbë dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të dyshuar.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH