Kronikë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Blindohet zona, gjenden dy pistoleta në vendngjarje

Shkruar nga Liberale

Plagosja e dyfishtë në Shkodër/ Blindohet zona, gjenden dy

Fshati Grudë e Re në Shkodër është tronditur mbrëmjen e kësaj të marte nga një plagosje e dyfishtë. Dy persona, përkatësisht Gjon Nika dhe kunati i tij Gjergj Ndershtiqa (polic) kanë mbetur të plagosur në rrethana të paqarta.

Ata janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore. Pak minuta pas ngjarjes është gjetur një automjeti i djegur dhe dy armë zjarri pistoletë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet ende se kujt i përkisnin autorëve apo dy të plagosurve.

Policia, RENEA dhe specialistë të kriminalistikës kanë rrethuar zonën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH