Një 18 vjeçare është vënë në pranga nga Policia e Tiranës.
Adoleshentja plagosi me thikë ish të dashurin.
Ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti për motive të dobëta.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasen I. D., 18 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës ish-të dashurin e saj”, njoftoi policia.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.