Kronikë

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari në Fier

Shkruar nga Liberale

Përplasi me automjet këmbësorin, arrestohet 66-vjeçari

Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka përplasur me automjetin që drejtonte një këmbësor në qytetin e Fierit.

Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar shtetasi me iniciale K.M., ndërsa i lënduar ka mbetur shtetasi me iniciale E.Q., 64 vjeç.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 66 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “16 prilli”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin E. Q., 64 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH