Kronikë

Prangoset efektivi i policisë në portin e Durrësit, ja për çfarë akuzohet

Shkruar nga Liberale

Prangoset efektivi i policisë në portin e Durrësit, ja për

Një punonjës i Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka përfunduar në prangat e policisë.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka prangosur efektivin 37-vjeçar Besard Xhaferri nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) ka ekzekutuar Urdhërin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, e cila ka vendosur masën shtrënguese “Arrest në burg” për punonjësin e policisë, me detyrë Kontrollor në Stacionin e Policisë P.K.K. Port Durrës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga hetimet e kryera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, u dokumentua me prova se ky punonjës policie ka shmangur në mënyrë të qëllimshme kontrollin e mjetit tip Bizarke me drejtues një 45-vjeçar vjeç, i cili ka udhëtuar me linjën Durrës-Bari dhe sapo ka zbritur në Bari, gjatë kontrollit i janë gjetur 2 armë zjarri të tipit pistoletë

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH