Kronikë

Momente paniku në Elbasan! Rrjedh cisterna e gazit pranë karburantit, policia ndërpret energjinë eklektike dhe evakuon zonën

Shkruar nga Liberale

Momente paniku në Elbasan! Rrjedh cisterna e gazit pranë karburantit,

Një situatë paniku është krijuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, pasi një cisternë gazi në një pikë karburanti në afërsi të qendrës së qytetit, është konstatuar se kishte pësuar rrjedhje.

Për të evituar një incident me pasoja të rënda, mësohet se është boshatisur lokali dhe pallati që ndaheshin pranë karburantit.

Ndërkaq, është ndërprerë edhe energjia elektrike, ndërsa disa rrugë janë bllokuar dhe po monitorohen nga forca të shumta policie.

Po ashtu, në vendngjarje është paraqitur edhe zjarrfikësja. Ende nuk dihen shkaqet.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH