Kronikë

Merret vendimi, Erdgys Arrazi shpërthen në lot gjatë seancës: Nuk kam shkuar ende te varri i fëmijëve

Shkruar nga Liberale

Merret vendimi, Erdgys Arrazi shpërthen në lot gjatë

Erdgys Arrazi, i arrestuar dhe i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, ngjarje e ndodhur pak kohë më parë në Shkodër që tronditi opinionin publik, u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se edne nuk ka shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

“Ju lutem shikoni gjendjen time! S’kam vajt hala te varri i fëmijëve. Çfarë kam bërë që më mbani në burg, të paktën të di çfarë kam bërë”.

Arrazi u transportua herët mëngjes nga burgu i Reçit dhe në seancë u paraqit së bashku me avokatin e tij, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe familjarë. Avokati paraqiti të gjitha dokumentet, që tregojnë se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe për rrjedhojë, vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH