Kronikë

"Mendova se më shau, e qëllova sepse pashë që…", rrëfehet Mërnica që vrau policin e “Shqiponjave”

Shkruar nga Liberale

"Mendova se më shau, e qëllova sepse pashë

Mbrëmjen e djeshme është vetëdorëzuar në polici Azgan Mërnica i cili akuzohet se tre ditë më parë ekzekutoi me armë zjarri efektivin e “Shqiponjave”, Novruz Cenalia, 28 vjeç, në fshatin Baltëz të Fierit.

Azgan Mërnica është marrë në pyetje nga grupi hetimor për të zbardhur më shumë mbi këtë ngjarje. Burimet mediatike kanë zbardhur dëshminë e shkurtër të 23-vjeçarit në polici e cila pritet të zbulojë arsyen e ekzekutimit të efektivit të policisë.

Mërnica ka deklaruar se po lëvizte me makinë dhe pasagjere ka pasur nënën e tij dhe duke kaluar në një rrugë në fshatin Baltëz është ndeshur me makinë në rrugë me policin Nevruz Cenalia.

Ata kanë pasur konflikt momental, janë përplasur me njëri tjetrin fizikisht, më pas autori thotë se: “patëm konflikt, më shau e shava, nxorëm armët të dy e qëllova i pari, nuk jam bërë pishman për atë që bëra”.

Sipas 23-vjeçarit në një moment ka kuptuar dhe ka parë që polici ia ka bërë me dorë dhe kam menduar që e ka sharë dhe ofenduar dhe në këtë moment ka dalë jashtë makinës për t’u sqaruar dhe ka parë që polici ka afruar dorën te arma e shërbimit dhe sipas tij e ka qëlluar duke menduar se do ta vriste efektivi i pari pasi sipas tij ka afruar dorën te arma e shërbimit.

Dëshmia e autorit e krimit është marrë me rezerva nga grupi hetimor dhe do të ripyetet sërish.

Prokuroria e Fierir ka ngritur dy akuza ndaj Azgan Mërnicës, vepra penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Krimi dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy të rinjëve mesditën e 13 Majit. Sherri dyshohet se ka nisur për kalimin e një rruge të ngushtë në fshatin Baltëz, ku jetonte viktima, ndërsa autori i cili jetonte në fshatin pranë, Sulaj, kalonte shpesh.

Azgan Mërnica e ka qëlluar me plumb në kokë efektivin e “Shqiponjë”, i cili ishte i veshur me uniformë, pasi ishte nisur për të marrë shërbimin. Autori ndodhej me një automjet tip “Audi” bashkë me nënën e tij, Ajete Mërnica, teksa pas krimit është arratisur, ndërsa automjetin e kishte lënë tek shtëpia e dajës, rreth 4 km larg vendit të krimit.

Këtë të mërkurë, Cenaliaj u përcoll për në banesën e fundit. Homazhet për të u zhvilluan në Teatrin “Bylis” në Fier.

Prej dy ditësh, Azgan Mërnica ishte në kërkim, teksa Policia kishte ofruar edhe 30 mijë euro shpërblim për këdo që jepte informacion të vlefshëm për kapjen e tij.

Ndërkohë efektivi i ndjerë Novruz Cenalia u përcoll ditën e sotme në banesën e fundit, teksa ai kishte vetëm një muaj që ishte martuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH