Kronikë

Gjendet i vdekur bariu që doli për të kërkuar bagëtitë

Shkruar nga Liberale

Gjendet i vdekur bariu që doli për të kërkuar

Një shtetas nga Kosova është gjetur i vdekur në fshatin Prekallë të Istogut.

Media vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:55, ku sipas policisë viktima i gjinisë mashkull është gjetur afër shtëpisë së tij.

Raportohet se ai kishte dalë për të kërkuar bagëtitë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete afër shtëpisë së tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve viktima kishte dalë për të kërkuar bagëtitë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH